Pyetja:
A njihet syri (domethënë siç shprehen; ai ka sy ose më hëngri me sy).
***
Përgjigjja:
Syri (marrja mësysh) është i vërtete dhe ekziston. Këtë e vërteton feja dhe realiteti. Profeti yne, Muhamedi ﷺ thotë: “Syri është i vërtetë, dhe nëse do të ekzistonte dicka që t’i paraprinte caktimit të Zotit, do të kishte qenë syri.” Domethënë që marrja mësysh ekziston dhe është e keqe, por ajo nuk del nga Vullneti i Zotit, sepse cdo gjë ndodhë me lejen e Zotit dhe nuk mund të dal jashtë Vullnetit të Tij, dhe nga fjala e profetit nuk kuptohet kurrë se syri mund t’i paraprijë caktimit të Zotit, por është për qëllim që të tregojë se ai ekziston në të vërtetë dhe se është i keq dhe i rrezikshem, prandaj edhe njeriu duhet të marrë masat për këtë, duke përmendur emrin e Zotit shpesh, sidomos kur mendon se tek ai ka diçka që bie në sy, qoftë nga bukuria, veshja apo ndonjë cilësi tjetër, dhe takohet me njerez të tjerë të cilët mendon se e kanë zili apo që nuk ia duan të mirën. Në fakt janë të rrallë ata njerëz që nuk kanë zili dhe smirë ndaj të tjerëve, dhe zilia buron nga shpirtligësia, nga zemra e sëmurë e dikujt që kurrë nuk është i kënaqur me ato që posedon dhe lakmon gjërat apo cilësite e te tjerëve. Në Islam kësaj i thonë sëmundje e zemrës, dhe personi i tillë e ka zemrën të sëmurë, në përgjithësi. Sigurisht që nuk është sëmundje e pashërueshme, por për shërimin e saj duhet vullnet i fortë dhe sinqeritet i madh ndaj Zotit.
Megjithatë, marrja mësysh mund të ndodhë edhe nga njerëz që nuk janë shpirtligë dhe as zemër sëmurë, por thjesht duke u habitur jashtë mase me diçka që i shohin sytë tek një njeri tjetër, dhe si rezultat i kësaj, ai tjetri mund të bjerë përtoke, duke humbur ndjenjat, duke ju shkaktuar ndonjë sëmundje e keqe siç është tumori, Zoti na ruajtë, apo edhe duke vdekur në vend, në ndonjë rast. Dhe këto janë gjëra të vërteta që kanë ndodhur dhe ndodhin, madje gjëra të tilla janë parë edhe në skenat e kinemave, fushat e futbollit, etj. Prandaj, kur dikush sheh dicka që e habit pa masë, qoftë njeri, kafshë apo edhe bimë a peme, ai duhet të përmend emrin e Zotit, e të thotë: “MashaAllah”, që do të thotë: “Cfarë do Zoti, bëhet”.