Pyetja:
A mund të na tregoni disa nga përmendjet dhe lutjet islame që pëlqehen të bëhen nga muslimani/ja në rast tërmeti dhe katastrofash të tjera?
***
Përgjigjja:
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese dhe çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit, së këtejmi juristët muslimanë janë të mendimit se, për rastin kur bëhemi dëshmitarë të këtyre shenjave, pëlqehen kryesisht përmendjet dhe lutjet sikurse në rastin e eklipsit, si vijon:
Së pari: Përmendjet që pëlqehet të bëhen gjatë shenjave hyjnore frikësuese.
a. Tesbihu (ET-TESBIȞ) me trajtat e tij përkatëse që largojnë ndëshkimin;
b. Tekbiri (ET-TEKBIIR) bazuar në kijasin / arsyetimin analogjik (krahasimor) të pëlqyeshmërisë së thënies së tij (tekbirit) kur bëhemi dëshmitar të rënies së zjarrit por edhe gjatë eklipsit;
c. Salavati (kërkimi i mëshirës së Allahut) për Profetin (Paqja qoftë mbi të!), që siç dihet largon çdo bela dhe eleminon çdo të keqe, pasi ai (salavati) hyn në të gjithë etikat / rregullat e kësobotshme dhe të amshimit.
Së dyti: Lutjet që pëlqehet të bëhen gjatë shenjave hyjnore frikësuese
Duke qenë se tërmeti i takon situatave të shqetësimit, frikës, brengosjes dhe vështirësisë, është e pëlqyer që muslimani të lutet gjatë tij me lutjet autentike profetike të bëra në këto situata, si vijon:
a. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “‘Lutja e të brengosurit është: ‘ALL-LLAAHUM-ME RAȞMETEKE ERXHUU, FELAA TEKILNII ILEE NEFSII ŤARFETE ÂJN, UE EŜLIȞ LI SHEËNII KUL-LEHU, LAA ILAAHE IL-LEE ENTE / O Allah, Mëshirën Tënde shpresoj, mos më lër të mbështetem në veten time as sa pulitja (hapja-mbyllja) e syrit, ma rregullo të gjithë çështjen time, nuk ka hyjni (të adhuruar) veç Teje!”
b. Kur Profetin (Paqja qoftë mbi të!) e brengoste / shqetësonte diçka ai thoshte: “JAA ȞAJ-JU JAA ǨAJ-JUUMU BI RAȞMETIKE ESTEGIITHU / O i Gjallë, o Mbajtësi i gjithçkaje; falë mëshirës Tënde kërkoj ndihmë!”
c. Lutja e Profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!): “LAA ILAAȞE IL-LEE ENTE SŬBȞAANEKE IN-NII KŬNTŬ MINEDȞ-DȞAALIMIIN / S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!“; për të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë se, nuk ka musliman që ta lus me të Zotin e tij për diçka, përveçse Ai do t’i përgjigjet.
d. Nga Esmaja e bija e Umejsit (Allahu qoftë e kënaqur me të!) vjen se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) më ka thënë: ‘A s’po do që të të mësoj disa fjalë që t’i thuash gjatë brengosjes – ose në brengosje,- tha: ‘ALL-LLAAHU, ALL-LLAAHU RAB-BII, LAA USHRIKU BIHI SHEJ-EN / Allahu, Allahu është Zoti im, nuk i shoqëroj (nuk i bëj shok) Atij gjë.”
Allahu e di më mirë.
Alaudin Abazi