​Thyerja e betimit për të mos ndihmuar vëllanë: Çfarë thotë feja?

​Çështja tjetër: “E kam thyer benë (betimin) që kam bërë, se nuk do ta ndihmoj vëllanë, tani e kam thyer dhe e kam ndihmuar.”

​Ke bërë keq herën e parë kur ke bërë be; ke bërë mirë herën e dytë kur e ke thyer benë. Nuk bën me bërë be që nuk e bëj një punë që është e lejuar, madje obliguar nganjëherë. E lejuar është me i ndihmuar vëllait, nganjëherë obliguar nëse vëllai sikletet në zë. Qysh është puna me motra? Ai që është i sëmurë, ai që është në belà, ai që Allahu e di çka dhe ka nevojë për ndihmën e akrabave.

​Tash ai jep edhe të rëndë, jep një mjerë, kjo krejt ndihmë është kjo. Ti ke bërë be se nuk e ndihmon po pse me bërë be? “Më ka ofenduar.” Për që të ka ofenduar, unë nuk e ndihmoj, po be s’bëj. Sikurse me i shkuar: nuk i shkoj shpesh apo më rrallë sepse nuk sillet mirë me mua ose s’na pret mirë. Por be nuk bëj që nuk shkoj. Se me bërë be, ja ndalon vetes. Me i ndaluar vetes diçka që të ka obliguar Zoti, është haram. Me bërë be me i ndaluar vetes diçka që është e lejuar, si ndihma ndaj të tjerëve, është e urryer, është mekruh.

​Në këtë rast, e ke thyer këtë be, mirë ke bërë. Megjithatë, obligohesh je i obliguar, motër me i ushqyer 10 fukara. Allahu i Madhëruar thotë: “…ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj, ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav…” (El Maide, 8o) S’është koha e robërisë tashti, e lirimit të robëve/skllevërve. Kalojmë në fazën e dytë. Faza e dytë është me agjëruar tri ditë radhazi si shpagim (kefaret) për thyerjen e betimit.

​Por, përderisa ti ke mundësi me i ndihmuar vëllait dhe e ke ndihmuar qoftë edhe pak, domethënë ti për ty nuk vlen kjo me agjëruar tri ditë, por për ty vlen me i ushqyer 10 varfër. Dhe 10 varfër, me ca standarde ku jeton ti në Perëndim, jo të Kosovës… të Kosovës tek ne me nja 5-6 euro dita bën, pra 10 fukara i bjen nja 50-60 euro me standardin tonë. Me standardin në Gjermani atje nuk e di sa i bjen dy shujta mesatare. I jep fukarave atje ose këtu, paçka fukara jep kudo që të duash. Dhe mirë ke bërë, e mos bëj më be. Mos bëj më be! Gjej mënyra të tjera me i kuptuar vëllait që s’po e ndihmon ti, këtë be mos bëj.

Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi