Pyetja:
Cili është përkufizimi gjuhësor dhe ai terminologjik (juridik) i sadakasë (lëmoshës) dhe cilat janë disa nga vlerat kryesore të saj?
***
Përgjigjja:
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!
Së pari: Përkufizimi dhe llojet e sadakasë (lëmoshës)
a. Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i sadakasë
Kuptimi gjuhësor i sadakasë është: “Lëmoshë / bamirësi”,- kurse kuptimi terminologjike (juridik) i sadakasë është: “Çfarë i jepet nevojtarëve për hatër (kënaqësi) të Allahut”.
b. Llojet e sadakasë (lëmoshës)
Sadakaja është dy llojesh: e detyrueshme (si: zekati i pasurisë, zekati i fitrit, shlyerja e betimit të pambajtur etj.) dhe vullnetare (si: lëmosha / bamirësia që nuk është e detyrueshme).
Së dyti: Tekste hyjnorë mbi vlerën e sadakasë (lëmoshës)
a. Vlera kyçe të sadakasë pasqyruar në Kuranin famëlartë
“Ata që japin lëmoshë (sadaka) e që i japin Allahut një hua të mirë (bëjnë vepra të mira të sinqerta si: sadakaja dhe harxhimi në Rrugë të Allahut etj., duke synuar shpërblimin e Allahut1), qofshin burra ose gra, do t’u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik”; (Hadid: 18)
Interpretuesi i shquar i Kuranit, El-Xhesas, në lidhje me frazën “që i japin Allahut një hua të mirë”, thotë: “Allahu e quajti (sadakanë) hua për të vërtetuar meritën e shpërblimit për të (si premtim inkurajues për kompensimin e kësaj sadakaje), pasi huasë i takon që medoemos të kompensohet.“2
“Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimin monoteist në Zot), Ne do t’ia lehtësojmë atij lehtësinë (rrugën drejt shpëtimit). (Lejl: 5–6–7)
Interpretuesi i shquar i Kuranit, Es-Seadi, në lidhje me frazën “Ne do t’ia lehtësojmë atij lehtësinë”, thotë: “Do ia lehtësojmë atij çështjen e tj dhe do t’ia lehtësojmë atij çdo vepër të mirë, si dhe do t’ia lehtësojmë atij edhe lënien e çdo të keqeje; duke qenë se ky person iu përmbajt shkaqeve të lehtësimit, për këtë edhe Allahu ia lehtësoi atij.” 3
“Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (Bekare: 261–262)
b. Vlera kyçe të sadakasë pasqyruar në transmetimet profetike
“Kush shpenzon palë (rishtazi / e jep diçka dopje / jep një sadaka haptas e një fshehtas në Rrugën e Allahut (në mbarë veprat e mira që kënaqin Allahun), do të thirret nga dyert e Xhenetit: O Robi i Allahut, kjo është mirë… (deri në fragemtin e hadithit): E kush është prej personave të sadakasë (atyre që bëjnë shumë lëmoshë vullnetare, krahas dhënies së zekatit (lëmoshës së obliguar), ai thirret nga (dera e Xhenetit që quhet) Dera e Sadakasë.”
“Sadakaja (lëmosha) është fakt (argument i qartë se dhënësit i saj beson në Zot dhe në shpërblimin e botës tjetër).” [4]
“Nuk pakësohet pasuria e robit nga dhënia sadaka (lëmoshë)…” [5]
“Kurojini të sëmurët tuaj me sadaka!”[6]
“Sadakaja mbyll 70 dyer të së keqes.”[7]
“Atij që shpenzon në rrugë të Allahut, shpenzimi i shkruhet (shpërblehet) 700 fish.”[8]
“Jepni sadaka (lëmoshë) qoftë edhe një hurmë (arabe), pasi ajo ia mbush nevojën të uriturit dhe e shuan gjynahun sikurse shuan uji zjarrin.” [9]
“S’ka ditë në të cilën gdhihen njerëzit, përveçse zbresin dy engjëj, njëri prej të cilëve thotë: ‘O Allahu im, dorëdhënit jepi bollëk!’, dhe tjetri thotë: ‘O Allahu im, dorështrënguarit (jepi) dërrmim (shkatërrim)!’”[10]
Së treti: Një përmbledhje e vlerave të patjetërsueshme të sadakas
Allahu e di më mirë.
Dr. Bashkim Aliu
————————–
[1] Sadakja është një vepër tepër madhështore dhe e ngre në grada tepër të larta vepruesin e saj. Sadakaja e mbron dhënësin e saj nga belatë dhe vuajtjet;
[2] Sadakaja ka një vlerë madhështore dhe një shpërblim të shumëfishtë;
[3] Tefsiri i shejh Sa’di-t
[4] Sadakaja i shuan gabimet dhe i shlyen mëkatet;
[5] Muslimi
[7] Sadakaja e pastron njeriun nga poshtërsitë dhe e stolis me mirësi dhe vlera;
[8] Sadakaja është prej veprave më të mira dhe derë e punëve të mira e me vlerë;
Buhariu dhe Muslimi
Kush jep sadaka merr shpërblim si personi që e përdor sadakanë e tij.