Pyetja:

A prishet agjërimi nëse vjellim?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, ﷺ.

Nëse vjell pa dashje, pa e ngacmuar, kur del vetvetiu, agjërimi nuk prishet, pavarësisht a ka vjellë pak apo shumë.

Por nëse vjell me gojën plot duke e ngacmuar lukthin me dashje, atëherë agjërimi prishet.

Ebu Hurejra r.a. transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjërin prej jush e mund vjellja (i vjen vetvetiu pa ngacmim gjatë agjërimit), nuk ka nevojë për kompensim, por nëse dikush vjell me dashje (me ngacmim), duhet ta kompensojë (agjërimin).” [1]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

——————

[1] Tirmidhiu, 720. Albani hadithin e ka bërë sahih, shiko Sahih el-Xhami’i.