Pyetja:
A lejohet që muslimanët t´ia urojnë njëri-tjetrit ditën e hixhrit?
***
Përgjigjja:
Duhet ta kemi të qartë se Viti i Ri hixhri nuk është festë, por është ngjarje, sepse ne kemi vetëm dy festa: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin.
Por megjithatë nëse njerëzit ia urojnë njëri-tjetrit këtë vit mendoj se kjo futet në çështjet e lejuara–mubahat, nuk di që ka diçka që e ndalon një gjë të tillë, në veçanti nëse ato urime përbëjnë dua e lutje për të mirë për njëri-tjetrin.
Nuk duhet të konsiderohet si sunet, por thjesht si dua a lutje për mirëqenie, shëndet etj..
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi