Pyetja:

Unë kam një intervistë në një ambasadë të huaj dhe nuk mund të fitoj kushtin të udhëtoj (për në atë shtet) nëse nuk them një gënjeshtër që nuk do të dëmtojë askënd, por do të më bëjë dobi mua, duke u thënë se një mik më ftoi ta vizitoja në këtë vend pasi më vizitoi në vendin tim. Por në fakt, nuk kam fare mik atje; unë dua vetëm të udhëtoj(shkoj atje). A më lejohet të gënjej në këtë rast? Nëse do të gjej një punë pasi të udhëtoj, a do të jetë haram apo jo?

***

Përgjigjja:

Së pari, parimi themelor është se gënjeshtra është haram, është e dënueshme dhe nuk lejohet përveç rrethanave të jashtëzakonshme, të cilat nuk përfshijnë gjendjen tuaj, sepse ka të bëjë me të drejtën e dikujt tjetër, përkatësisht me shtetin që ka vendosur kushte për atë të cilit do t’i japë leje për të hyrë. Prandaj nuk lejohet të gënjesh dhe të përdorësh hile për t’i anashkaluar këto kushte.

Ky është parimi bazë dhe mund të ketë disa raste në të cilat bëhet një përjashtim, të cilat kanë një gjykim sheriatik që zbatohet posaçërisht për to.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtetësia shpie në drejtësi, kurse drejtësia shpie në xhenet. Njeriu do të vazhdojë të thotë të vërtetën derisa të bëhet folës i së vërtetës. Gënjeshtra të çon në keqbërje, e keqbërja të çon në Xhehenem. Njeriu do të vazhdojë të thotë gënjeshtra derisa të shënohet tek Allahu si gënjeshtar.” [1]

Dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Gënjeshtra dhe mashtrimi të çojnë në zjarr.” [2]
Është transmetuar gjithashtu në një transmetim mu‘alak ku ka thënë: “Mashtrimi shpie në zjarr; kushdo që bën një veprim që nuk është në përputhje me këtë çështje tonën do ta refuzojë atë.” [3]

Së dyti:

Kush thotë gënjeshtra haram për të hyrë në një vend, pastaj gjen një punë të lejuar atje, kjo punë nuk është haram për të, përveç nëse shefi ka përcaktuar që punëtori duhet të ketë hyrë legalisht në vend, me ç’rast është haram ta mashtrosh dhe gënjesh atë.

Allahu e di më së miri.

islamqa.info

——————-

[1] Buhariu (5629) dhe Muslimi (4719).

[2] Bejhakiu, “Shu‘ab el-Iman”; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih el-Xhami‘, nr. 6725.

[3] Buhariu