Pyetja:
Çfarë duhet të bëj kur të hyjë në shtëpi të re?
***
Përgjigjja:
Në dispozitat islame nuk përmendet diçka që duhet kryer enkas kur muslimani të hyjë në shtëpi të re. Thua bismilah dhe vazhdon normalisht me ndjekjen e urdhërave, duke i çuar në vend obligimet dhe duke u larguar nga ndalesat. Si shenjë falënderimi ndaj Allahut, mund të organizosh një drekë/darkë dhe t’i ftosh të afërmit (pa kryer harame gjatë saj).
Hoxhë Zejd Haziri