Pyetja:

Çfarë moshe duhet të jetë mashkulli që femra obligohet të mbulohet para tij?

***

Përgjigjja:

Femrës muslimane i obligohet të qëndrojë me mbulesë para dikujt, i cili i ka mbushur 15 vjet. Allahu i Madhëruar thotë: “E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje..” (Nur: 59)

Nëse e vërejmë që dikujt i kanë dalur qime në fytyrë, ai ka hyrë në pubertet edhe nëse ende s’e ka arritur moshën 15.
Mënyrat për të kuptuar se dikush ka hyrë në pubertet apo jo, janë: dalja e qimeve në fytyrë, nën sqetulla apo te organi gjenital.

Hoxhë Zejd Haziri