Pyetja:
A mund të falet femra muslimane pa çorape? Pra t’i ketë këmbët e mbuluara deri tek zogu i këmbës.
***
Përgjigjja:
Sa i përket mbulimit të këmbëve gjatë namazit për gruanë, dijetarët kanë disa mendime. Mirëpo unë mendoj se mendimi i dijetarëve që thotë se gruaja duhet ta ketë këmbën e mbuluar është mendimi më i saktë.
Andaj gruaja nëse nuk ka çorape për arsye të caktuara, duhet që fustanin që ka veshur ta lëshoj më poshtë në kuptim që t’i mbulojë këmbët, ta mbulojë pjesën e sipërme të këmbës edhe pse duket pjesa e poshtme e këmbës. Kjo pjesa e poshtme tek shumë dijetarë nuk është problematike, por pjesa e sipërme është e kërkuar të mbulohet.
Kështu që më mirë të kesh çorape, ngase je më rehat. Por nëse je në situatë që nuk mund t’i veshësh apo je në situatë që ndoshta nuk i ke pranë vetës dhe duhet të falesh atëherë vepro në këtë mënyrë që e cekëm, që së paku të mbulosh pjesën e sipërme të këmbës edhe pse pjesa e poshtme nuk duket që prishë punë.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.