Pyetja:

A lejohet të betohemi në nënën apo babain?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë Allahu ﷻ iu ndalon të betoheni në baballarët tuaj, kush betohet le të betohet në Allahun ﷻ apo le të heshtë.” [1]

Në një hadith tjetër të Pejgamberit i cili transmetohet poashtu nga Ibn Umeri gjejmë: “Kush betohet në diçka tjetër pos Allahut ﷻ ai veçse ka bërë shirk (idhujtari).” [2]

Sahabiu i ndershëm Abdullah ibn Mes’udi ka thënë: “Që të betohem në Allahun ﷻ rrejshëm është më e dashur për mua sesa të betohem në diçka pos Allahut ﷻ duke e thënë të vërtetën!” Pra, kujdes në çfarë po betohesh, mos u beto në diçka tjetër pos Allahut ﷻ, mos thuaj: “Pasha nënën apo babain, pasha fëmijët, pasha atë e këtë!”

Hoxhë Ardian Elezi

—————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi

Comments are closed.