Pyetja:

A lejohet shoqëria me ata që nuk janë të udhëzuar?

***

Përgjigjja:

Në fakt shoqëria është shumëçka tek të gjithë sociologët, psikologët, e njerëzit e mençur, shoqëria është një faktori i pamohueshëm, tejet i rëndësishëm, madje një ndër faktorët vendimtar të sjelljeve e karakterit të individit. Është skajshmërisht e rëndësishme se njeriu kë e shoqëron dhe çfarë shokë ka.

Nga ky kënd Pejgamberi ﷺ ka folur shumë për shoqërinë, por edhe Kurani ka folur në lidhje me të. Madje ka folur për shokët, miqtë dhe dashamirët edhe në botën tjetër:

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf, 67)

E që nënkupton të kapesh për shokë të sinqertë, të devotshëm, të mirë që gjinden në botën tjetër. Pejgamberi ﷺ na e ka tërhequr vërejtjen si prindër, si shoqëri që të kemi kujdes për vetevetën tonë por edhe për fëmijët tanë se me kë shoqërohemi dhe me kë i lëmë të shoqërohen ata.

Pejgamberi ﷺ ka thënë në njërin nga hadithet: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, le të shikoj secili prej jush se kë po e shoqëron.” [1]

Sipas shokëve je edhe ti, shokët janë adresa jote dhe ti je adresa e tyre, shokët janë pasqyra jote dhe ti pasqyra e tyre. ‘

Dhe ka thënë ai ﷺ: “Mos e shoqëro vetëm se atë që është i mirë dhe mos të hajë bukën tënde pos ai që është i devotshëm.”

Domethënë se duhet të mundohemi dhe t’i shoqërojmë vetëm njerëzit e mirë. Dhe pjesa tjetër e hadithit për ngrënien e ushqimit tonë nga të devotshmit ngase njeriu i devotshëm është ai që sjellë bereqet.

Megjithatë ne nuk e kemi haram, që të kemi pjesë të shoqërisë tonë, natyrisht jo ta shoqërojmë tërë kohën, një njeri jo të udhëzuar me qëllime pozitive ndaj tij që ta nxjerrim nga humnera, ta qesim në rrugën e Allahut. Ndonëse është rrezik edhe ne të biem në devijim, por qëndron edhe mundësia e madhe që ne të jemi prej atyre që i udhëzojmë.

Dr. Shefqet Krasniqi

———————————

[1] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

Comments are closed.