Pyetja:

Çfarë duhet bërë për të qenë musliman i mirë?

***

Përgjigjja:

Për të qenë musliman i mirë, duhet besuar Allahun ashtu siç e ka përshkruar Ai – Veten në Kuran dhe ashtu siç e ka përshkruar Allahun – Pejgamberi ﷺ, dhe besimi në gjashtë kushtet e imanit (besimi në Allahun, besimi në melekët e Tij, besimi në Librat e Tij, besimi në të dërguarit e Tij, besimi në Ditën e Fundit, dhe besimi në kader (paracaktim) i mirë apo i keq (qoftë ky për ty).”)
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Nëse një njeri e përqafon Islamin dhe e përkryen atë në formën më të mirë, Allahu ia fal çdo të keqe që ka bërë e pastaj pason shpërblimi i punëve: vepra e mirë shpërblehet dhjetë deri në shtatëqindfish më shumë, kurse vepra e keqe i llogaritet aq sa është, përveç nëse ia fal Allahu.” [1]
Pastaj, kërkohet nga i tilli ta fal namazin, ta agjërojë ramazanin, ta jep zekatin, (nëse i ka mundësitë) dhe kryerja e haxhit (nëse i ka mundësitë). Duhet të jetë respektues ndaj prindërve, gruas dhe të gjithë familjarëve.

Shejh Asim el Hakim

——————————

[1] Buhariu 41

Comments are closed.