Pyetja:
Jetoj me qira dhe burri im nuk punon, por unë i kam ruajtur disa mijëra euro, andaj a duhet paguar zekatin nëse mbledhim një shumë parash për të blerë banesë apo makinë?
***
Përgjigjja:
Sa i përket zekatit për shumën e grumbulluar për blerje të shtëpisë, disa dijetarë konsiderojnë që nuk jepet zekat për to pasi ato janë të ruajtura për nevoja bazike. Ndonëse disa të tjerë konsiderojnë që pasi ajo shumë është ruajtur mbi shpenzimet ditore konsiderohet që është shumë që duhet dhënë zekatin pasi ka qëndrur një vit pa u shpenzuar.
Në këtë rast më e sigurt është të jepet zekati për atë shumë, 2.5%. Psh., për 10000€ zekati është 250€, por këtë shumë të zekatit ia jep bashkëshortit pasi ai është pa punë dhe nevojtare për mirëmbajtjen e familjes. Me këtë rast edhe keni dhënë zekatin për t’i ikur mospajtimit të dijetarëve por edhe keni përfituar nga shuma e cila kthehet prapë në familje.
Llokman Hoxha