Pyetja:

Allahu thotë: “O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për jobesimtarët..” (Mumtehine: 5)

Si mund të jetë muslimani sprovë për ata që nuk besojnë?

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Ai mund të jetë sprovë për ata që nuk besojnë nëse kafirët fitojnë pushtet mbi të, sepse pushteti i kafirëve mbi muslimanin është sprovë (fitne), pasi ata do të bartin barrën e mëkateve që bëjnë ndaj nesh, kështu që është një gjyq për ta.

Shprehja “sprovë për jobesimtarët..” mund të kuptohet gjithashtu si kuptimi i asaj që ata përpiqen të na largojnë nga feja jonë me anë të persekutimit, si në ajetin në të cilin Allahu thotë: “Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.” (Buruxh: 10)

Ky ajet i përfshin të dyja kuptimet, sepse këto dy kuptime nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Parimi themelor në tefsir është se nëse ajeti mund të interpretohet në dy mënyra që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, atëherë ai duhet të interpretohet në të dyja mënyrat.

Shejh Muhamed ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

islamqa.info