Unë kam shkruar në detaje në lidhje me këtë çështje në librin ”Salat-ut-Tarauih”, fq. 101-115, dhe mendoj se të përmendë shkurtimisht këtu, si një lehtësim dhe një kujtesë për lexuesin:

Mënyra e parë: Trembëdhjetë rekate. Fillon me dy rekate të shkurtra dhe sipas mendimit më të fortë këto dy rekate janë nafilet pas namazit të jacisë ose dy rekate të veçantë me të cilat fillon namazi i natës. Pastaj falen dy rekate vërtetë të gjata. Pastaj falen dy rekate më të shkurtëra se ato të mëparshmet. Pastaj falen dy rekate më të shkurtra se ato të mëparshmet. Pastaj falen dy rekate më të shkurtra se ato të mëparshmet. Pastaj falen dy rekate më të shkurtra se ato të mëparshmet dhe pastaj falet vitri me një rekat.

Mënyra e dytë: Trembëdhjetë rekate. Tetë rekate duhet falur duke dhënë selam pas çdo dy rekateve. Pastaj falet vitri me pesë rekate dhe as nuk ulet, e as nuk jep selam deri në rekatin e pestë.

Mënyra e tretë: Njëmbëdhjetë rekate. Jepet selam pas çdo dy rekateve dhe pastaj falet vitri me një rekat.

Mënyra e katërt: Njëmbëdhjetë rekate. Falen katër rekate me një selam dhe pastaj bën të njëjtën gjë me katër të tjerat dhe më në fund i falë tre rekate. A e kishte zakon profeti (salAllahu alejhi ue selem) të ulej pas çdo dy rekateve kur fali katër rekate dhe tre rekate? Ne nuk kemi gjetur ndonjë përgjigje të mjaftueshme, por nuk është e ligjësuar të ulesh kur i falë tre rekate.

Mënyra e pestë: Njëmbëdhjetë rekate. Këtu ulesh vetëm në rekatin e tetë dhe e bën teshehhudin, pastaj dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem) dhe ngrihesh pa dhënë selam. Pastaj falet vitri me një rekat. Këto janë nëntë. Pastaj falen dy rekate ulur.

Mënyra e gjashtë: Të falësh nëntë rekate dhe të ulesh vetëm në të gjashtin rekat. Pastaj ai e lexon teshehhudin, pastaj dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem). Këto mënyra janë konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Është e mundur të shtojmë një mënyrë tjetër, dhe kjo është që të zvogëlohet numri i rekateve derisa të zbresim në një rekat të vetëm. Kjo është në përputhje me fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

”Ai që dëshiron mund të falë vitrin pesë rekate, ai që dëshiron mund të falë vitrin tre rekate dhe ai që dëshiron mund të falë vitrin një rekat.”1

Këto pesë dhe tre rekate mund të falen me një ulje dhe një selam, siç tregohet në mënyrën e dytë. Po ashtu, ai që dëshiron mund të jep selam pas çdo dy rekatesh siç thuhet në mënyrën e tretë, e cila është më mirë.2

Sa për të falur pesë dhe tre me një ulje pas çdo dy rekateve, pa dhënë teslim, kjo është diçka që unë nuk kam gjetur të konfirmuar prej tij (salAllahu alejhi ue selem). Në esencë kjo lejohet, por profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka ndaluar të falet vitri me tre rekate dhe e shpjegoi arsyen:

”Le të mos i ngjajë namazit të akshamit!”3

Kështu që ai që dëshiron të falë vitrin me tre rekate duhet ti shmanget këtij përngjasimi. Kjo bëhet në dy mënyra:

Mënyra e parë: Jep selam midis çiftit (pas dy rekateve) dhe tekut (pas një rekatit) dhe kjo është më e fortë dhe më e mirë.

Mënyra e dytë: Të mos ulesh ndërmjet çiftit (pas dy rekateve) dhe tekut (pas një rekatit) dhe Allahu (te ala) e di më mirë.


1 Transmetuar nga et-Tahavi, el-Hakimi dhe të tjerët. Hadithi ka një zinxhir autentik të transmetimit të cilën disa imamët e kanë thënë. Ai pasohet nga një hadith i ngjashëm me një shtojcë kontradiktore të cilën e kam qartësuar në ”Salat-ut Tarauih”, fq. 99-100.

Dobi e rëndësishme! Ibn Khuzejmeh ka thënë në ”es-Sahih” (2/194), pasi ka përmendur hadithin e Aishes dhe hadithe të tjera në lidhje me mënyrat e përmendura: ”Një person mund të falë cilin do numër të rekateve të namazit që do, e që është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem).” Unë them: Kjo është në përputhje me mendimin tonë se duhet përmbajtur numrit që është transmetuar në të vërtetë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut për suksesin e Tij dhe unë i lutem Atij që të na dhurojë më shumë nga mirësia e Tij.

3 Et-Tahavi, Darakutni dhe të tjerët. Shih ”et-Tarauih”, fq. 99-100.

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Burimi: Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com