Pyetje: Kur bëjmë dua, a thuhet në të njejtet kohë “amin inshaAllah” dhe e kundërta e saj dhe a ka hadith për këtë?

Përgjigje: Kur bëjmë dua (lutje) themi pas mbarimit të saj vetëm Amin, sepse Amin do të thotë:
“O Allah! Pranoje duanë!”

Kjo ka ardhur në hadithe të sakta, se pas duasë thuhet vetëm Amin, ndërsa thënia in sha Allah nuk thuhet pas duasë dhe as nuk e ka kuptimin e pranimit të duasë.

Është transmetuar se Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë:
(لا يقل أحدكم: اللهم اغفر لي إن شئتَ، ارحمني إن شئت، ارزقني إن شئت، وليعزم مسألته)
Mos të thotë ndonjeri prej jush: ‘O Allah! Më fal mua në qoftë se Ti don!’
Më mëshiro mua, në qoftë se Ti don; më furnizo mua në qoftë se Ti don, por ta kërkojë atë me këmbëngulje …”
(Muttefekun alejhi )

Allahu e di më së miri!

AdelinaKucana