Përgjigje: E sakta është që nuk e prish abdesin, dëshmojnë për këtë argumentet e mëposhtme:

Në kohën e Profetit -sal-la Allahu alejhi ue selam-, sidomos në kohën e Ramazanit, gratë faleshin me Profetin -sal-la Allahu alejhi ue selam- dhe
siç është transmetuar, Profeti -sal-la Allahu alejhi ue selam- është falur gjatë dhe nuk është transmetuar asnjë hadith, që gratë të largoheshin nga
namazi për shkak të rrjedhjes se këtyre sekrecioneve.
Fakti që nuk është transmetuar asnjë hadith, do të thotë se ato janë të pastërta dhe se sahabijet e kanë ditur që këto janë të natyrshme.

Hadithi i Ummu Atijes i cili është bazë jo vetëm për sekrecionet e bardha, por edhe për çdo lloj tjetër të sekrecionit qoftë me ngjyrë të verdhë, qoftë me ngjyrë të kaftë, e cila rrjedh në kohën kur nuk je me menstruacione:
“Ishim në kohën e Profetit sal-la Allahu alejhi ue selam dhe nuk e llogarisnim sekrecionin e verdhë dhe të kaftë asgjë, që do të thotë i llogarisnin ato të pastërta”.
Prandaj, është më parësore që sekrecionet e bardha të llogariten të pastërta.

Nuk ka asnjë argument të saktë që vërteton se sekrecionet e bardha të llogariten të papastërta dhe as prishëse të abdesit.

Arritëm në konkluzionin se sekrecionet e bardha janë të pastërta dhe si rrjedhojë e kësaj, ato nuk e prishin abdesin.
Ky fakt do të thotë që të jetosh e qetë, rrjedhin apo nuk rrjedhin këto sektecione, bien në rrobat e brendshme apo jo, ke shumë apo ke pak, ato llogariten pastërti. Kështuqë, mos e lejo shejtanin që të të fusë vesvese!
Dhe mos lejo që sekrecionet e bardha të jenë pengesë në adhurimin tënd duke qënë se ato nuk llogariten të tilla!

Falendërimi i takon Allahut që e ka bërë fenë lehtësim dhe jo vështirësi!

@AdelinaKucana