Pyetje: Cili veprim është më i mirë dhe ka shpërblim më të madh: që një musliman ta falë atë i cili i ka bërë padrejtësi duke shpresuar shpërblim tek Allahu apo ta lerë ashtu që në ditën e gjykimit të marrë nga veprat e tij (nga ai i cili i ka bërë padrejtësi).
Përgjigje: Jo, parimisht është që të falet.
Allahu i Lartësuar thotë: ”Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lavdishëm.”(Esh-Shura 42:43)
Kurse në hadith thuhet:
”Nuk ka njeri që është i shtypur dhe e fal shtypësin e tij, veçëse Allahu do ta ngrejë dhe do ta bëjë më krenar”.
Nëse ti ia fal atij në këtë botë, Allahu do të ngrejë ty në grada më të larta dhe do të ndihmojë. E nëse nuk ia fal, ditën e gjykimit do të shkosh me mosmarrëveshje dhe kompensimi mund të jetë më i vogël. Mirëpo nëse ke mundësi, falja në këtë botë është veprimi më i mirë për atë ditë kur do ta takosh Allahun.
Alameh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com