Pyetje: Kam parë duke i falur sunetet para drekës katër rekate pa ndërprerje. Nuk kam dëgjuar se lejohet, por një shoqe e imja më tha që lejohet. Në fakt nuk u binda….a është e vërtetë kjo?
Përgjigje: Namazet sunete të cilat falen para ose mbrapa namazeve farzeve, që ndryshe quhen rauatib, ato që janë katër rekate falen dy nga dy, pra fal dy rekate jep selam, pastaj fal dy të tjerat dhe jep selam, kjo është më e mira sipas trasmetimeve që kanë ardhur të haditheve se kështu ka vepruar Profeti, salallahu alejhi ue selem.
Kjo jo vetëm për rautibet, por për të gjitha namazet nafile dhe namazin e natës, që ato falen nga dy rekate.
Kanë ardhur argumente të sakta që Profeti, salallahu alejhi ue selem ka thënë :
“صلاة الليل مثنى مثنى ”
“Namazi i natës falet dy nga dy.”
(Trasmeton Buhariu)
Ndërsa në një trasmetim që e trasmeton Tirmidhiu dhe e ka saktësuar Albani, Allahu e mëshiroftë, Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
صلاة الليل والنهار مثنى مثنى ”
“Namazi i natës dhe i ditës (sunetet) falen dy nga dy”, pra pas çdo dy rekati jep selam.
Kështu që nëse do të falesh, p.sh namazet sunete të drekës që janë katër rekate para farzit, këto katër rekate sunet do t’i falesh dy rekate, të japësh selam pastaj të falesh dy rekate të tjera dhe të japësh selam..
Adelina Kuçana