Përgjigja: Obligim për bashkëshortin është të jetoje jetë të mirë me bashkëshortën e vet.
Allahu,- xhele veala!,- thotë:
وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللَّـهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيرًا ﴿١٩﴾
“Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Perëndia në atë do t’ju sjellë shumë të mira”. En-Nisa 19.
Obligim, të cilin e bartë bashkëshorti ndaj bashkëshortës së vet dhe anasjelltas.
Dhe prej këtyre obligimeve është edhe që burri të mos mungojë nga bashkëshortja e vet për një kohë të gjatë, ngase prej të drejtave të saja është ta shijojë jetën bashkëshortore, njashtu siç e posedon edhe ai vet (burri) këtë të drejtë.
Mirëpo, nëse bashkëshortja është në pajtushmëri me mungesën e tij po edhe nëse mungesa e bashkëshortit zgjatët, atëherë i lejohët burrit të mungojë dhe nuk ka diçka pëngesë për të.
Mëgjithatë, kjo bëhët me kushte: Duhet që bashkëshorti ta lëjë gruan e tij në vend të sigurtë, në mënyrë që mos ti kanosët ndonjë frikë apo edhe diçka tjetër bashkshortes së tij.
Por, nëse bashkëshortja e tij nuk ka rënë dakort për një mungesë kaq të gjatë, atëherë bashkëshorti obligohet të kthehet tek gruaja e tij çdo 6muaj, përveç nëse e ndal ndonjë arsye e pranueshme; sikurse është sëmundja apo të ngjajshme me të.
Ju kujtojmë se disa nga shokët e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- e kanë kufizuar kohën e mungesës së bashkëshortit nga bashkëshortja e tij, në 4 muaj e disa të tjerë nga ata edhe në 6 muaj.
Le ta dine bashkëshorti se nëse mungesa e tij kalon më tepër se 6 muaj dhe gruaja e tij kërkon që ai të kthehet sepse ka nevojë për të, në këtë rast bashkshorti patjetër duhet të kthehet tek gruaja e tij.
Dhe nëse burri refuzon kërkesën e bashkshortes së tij, atëherë ajo ka të drejtë të paraqesë akuzë në gykatë dhe ta prish kurorën me bashkëshortin e saj.
Porse, nëse ajo ia lejon bashkëshortit mungesën largë saj për një kohë, që ndodhë të zgjatët shumë, 1 apo 2 vite, atëherë i lejohet bashkëshortit dhe nuk ka të drejtë më gruaja ta prish kurorën ose të kërkojë diçka të ngjajshme me të, sepse këtë të drejtë më nuk e posedon gruaja, sepse ajo u pajtua me mungesën e tij dhe jeton në siguri, ka furnizim të bollshëm nga bashkëshorti dhe nuk i mungon asgjë (ushqimi, parat, sigurimi, shtëpia, familjarët etj).
Allahu është më i Dituri!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani