Dallimi ndërmjet zuhdit dhe wer’it – الزهد والورع (asketizmit dhe vetëpërmbajtjes)

Shejh Ibn Uthejmini (rahimehullah) ka thënë:
“Zuhdi (asketizmi) është braktisja e asaj që nuk sjell dobi në Ahiret (botën tjetër), d.m.th. tërhiqet nga dunjaja dhe nuk merr nga dunjaja veçse atë që i bën dobi në Ahiret. Kjo nuk ka dyshim se është zuhd në dunja, sepse njeriu nuk dëshiron ta merr veçse atë që i sjell dobi atij në Ahiret. Ndërsa sa i përket dunjasë, ai nuk e dëshiron atë absolutisht.
Ndërsa el-wer’u (vetëpërmbajtja) është braktisja e asaj që dëmton në Ahiret.
Më i plotë është zuhdi; sepse mes asaj që nuk bën dobi dhe mes asaj që dëmton ka një ndërmjetës, dhe ai është diçka në të cilën nuk ka as dobi e as dëm. Zahidi (asketi) e braktisë atë, ndërsa el-wer’u (i vetëpërmbajturi) nuk e braktisë atë.”

[Sherh Buluģ el-meram”, vëll. 15, fq. 147]
Përktheu: Defrim Fazliu