Pyetje: Çfarë është sunnet në lidhje me kurorëzimin? A ka hadithe që thonë se çfarë duhet thënë gjatë kurorëzimit? Ku është vendi më i mirë për t’u kurorëzuar? Kush ka më shumë të drejtë të kurorëzojë çiftin? Cili është gjykimi për zakonin që praktikohet në Afrikën e Jugut ku ata lexojnë një pjesë nga Kurani para kurorëzimit? Cili është gjykimi i lutjes kolektive pas kurorëzimit ku burri i sapomartuar lutet dhe të tjerët ngrenë duart dhe thonë “amin”?

Përgjigje: Martesa bëhet e vlefshme kur kujdestari ose zëvendësi i gruas i thotë kërkuesit së gruas se ai ia ka dhënë gruan atij dhe ai që e kërkon atë thotë se pranon të martohet me të, është i kënaqur me të dhe të ngjashme. Këtë duhet ta dëshmojnë dy dëshmitarë të ndershëm.

Nuk ka formulime, lutje apo lexime të veçanta para kurorëzimit. Megjithatë, rekomandohet të lexohet khutbetul haxheh (fjalimi i nevojës) që transmetohet nga profeti:

”Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, dhe tek Ai pendohemi. I lutemi Allahut të na ruaj prej të keqes të punëve dhe veteve tona! Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat e shpirtit tonë dhe veprave tona të liga. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e devijon, dhe atë që e devijon Allahu, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi ﷺ është rob dhe i dërguari i Allahut.

Pastaj lexohen këto tre ajete:

”O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” Al-Imran, 3:103

”O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” En-Nisa, 4:1

”O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.” El-Ahzab, 33:70-71

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
El-Fataua el-Kajimeh lil-Usrah el-Muslimah, fq. 10
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com