Drug dealer offering drugs

Pyetje: I nderuari hoxhë! Një njeri i njeh disa të tjerë që shpërndajnë drogë (dilerë), mirëpo nuk është në gjendje t’i denoncojë ata në polici, sepse ka frikë për vete sepse është në lidhje familjare me ta.  Më tregoni cili është statusi i tij nëse i denoncon ata, kursej ata duke iu hakmarrë e rrahim apo e vrasin? Vallë, është kjo vdekje në rrugën e Allahut?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., krijuesit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Detyrë e shtetit është që mos t’i publikojë emrat e atyre që ua kanë dhënë informacionin e duhur. Arrestimi i fajtorëve do të ndodh atëherë kur akuzat të argumentohen. Në të kundërtën, asgjë nuk duhet të ndërmerret. Sikur të publikoheshin emrat e të gjithë atyre që e informojnë shtetin, atëherë gati të gjithë nga frika se do të mund të maltretohen fizikisht apo verbalisht, nuk do të informonin krimet. Nevojitet që dilerët të përpiqemi që t’i këshillojmë, nëse është mundësia para se të paraqitet kundërvajtja ndaj tyre, me qëllim që të largohen prej  asaj që e bëjnë – ndërsa ky është qëllimi përfundimtar. E nëse vazhdojnë të bëjnë gjëra të ndaluara, atëherë e kemi për detyrë t’i lajmërojmë në polici edhe nëse janë të afërmit tanë

Shejh ibën Uthejmini
*Shkëputur nga libri”Fetvatë e dijetarëve të dy Haremeve”, fq-47