Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.

Çështja:

Harresa gjatë namazit të atij që falet me imam është një çështje shumë e rëndësishme, ngase disa gabojnë në kuptimin e dispozitës fetare në lidhje me këtë, saqë mund të jetë jo e qartë për masën e gjerë e të disa kërkuesve të dijes. Atëherë, çfarë duhet të veprojë personi i cili falet pas imamit nëse ndodh të harron në namaz, a duhet të kryen sexhden e harresës dhe të kundërshton imamin në selamin e fundit? Apo nuk duhet të kryen sexhden e harresës, se është i urdhëruar të pasojë imamin.

Përgjigjja është: Të gjithë imamët e katër medh’hebeve dhe nxënësit e tyre janë të një mendimi se nëse personi i cili falet me imam dhe harron gjatë namazit, sikur të lë një vaxhib, me përjashtim të farzeve të namazit, apo dyshon në shtim apo mangësi gjatë namazit, ai nuk duhet të kryen sexhden e harresës, dhe se imami e bart atë…

Abdullah el Musilij ka thënë: “Nëse imami harron diç nga namazi, dhe e kryen sexhden e harresës, edhe xhemati duhet të veprojë sexhden, përndryshe nuk veprohet, për të realizuar pajtueshmërinë dhe për të mohuar kundërshtimin, nëse një nga ata që plotësojnë namazin harron diç nga namazi nuk e vepron sexhden e harresës, pra asnjëri prej këtyre dyve, ngase nëse ai që plotëson namazin vepron sexhden e harresës ai e ka kundërshtuar imamin…”.

Ibn Mundhiri në librin “El ixhma” ka thënë: “Ekziston konsensuse nuk detyrohet me sexhde ai që harron gjatë namazit me imam, poashtu kanë konsensus se xhemati duhet të kryejë sexhden së bashku me imamin”.

Ibn Kudameja ka thënë: “Nuk ka për xhematin sexhde të harresës, por nëse imami harron diç nga namazi, atëherë ata duhet të kryejnë sexhden së bashku me të”.

Përktheu: Shpend Zeneli
https://www.albislam.com/