DOBI NGA SALAVATET

Ibn El-Xhevzi, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:

“Dije, Allahu të mëshiroftë, se në sjelljen e salavateve për Pejgamberin alejhis selam, keni dhjetë nderime.

1- Salavat (d.m.th. mëshirë dhe falje) nga Sundimtari Fuqiplotë,
2 – Shefati nga Pejgamberi alejhis selam,
3 – Pasim i melekëve të zgjedhur,
4 – Dallim nga hipokritët dhe jobesimtarët,
5 – Fshirja e mëkateve dhe shkeljeve,
6 – Plotësimi i nevojave tuaja,
7 – Ndriçimi i pamjes tuaj të jashtme dhe të brendshme,
8 – Shpëtimi nga shtëpia e humbjes – Xhehennemit
9 – Hyrja në shtëpinë e paqes dhe qetësisë së përjetshme – Xhennetit,
10 – Përshëndetje (selam) nga Sunduesi, i cili fal shumë (në Xhennet).

“Bustan el-vaidhin ve ridus-sami’in”, fq.319.

/hoxhë Irfan Salihu/