- Ngrënia e ushqimit me erë të keqe (hudhra, qepë) para vajtjes në xhami.
- Vajta në xhami duke ecur shpejt ose duke vrapuar nga frika se do të ikë namazi pa u falur.
- Thënia e tekbirit fillestar në ruku (duhet thënë në kijam).
- Murmuritja e nijetit ose shqiptimi i tij me zë të ulët.
- Mosthënia e duasë hyrëse të namazit .
- Mosfalja drejt sutrës.
- Mosdashja për të qëndruar në rreshtin e parë në namazin me xhemat.
- Të shikuarit lart gjatë namazit, ose shikimi i imamit apo shikimi majtas-djathtas.
- Lënia e zbrazëtirave në rreshta në namazin me xhemat.
- Leximi i sures Fatiha shpejt, pa u ndalur në fund të çdo ajeti.
- Lëvizja e pavënd gjatë namazit, shikimi në orë, loja me gishtërinj a me rroba, ose lëvizja e këmbëve dhe e pjesëve të tjera të trupit me nervozizëm.
- Lëvizja me imamin ose para tij në namazin me xhemat.
- Ulja e tepërt e kokës, apo ngritja e tepërt e saj dhe harkimi i shpinës gjatë rukusë.
- Ngjitja e duarve (e krahëve) për trupi, në ruku dhe në sexhde, si dhe ngjitja e stomakut për kofshë në sexhde.
- Vendosja vetëm e majës së kokës në tokë gjatë sexhdes.
- Kryerja e nxituar e namazit, që nuk lejon prehjen dhe qetësinë e duhur në ruku dhe në sexhde.
- Bërja e tesbihëve me dorën e majtë.
- Largimi në fund të namazit, pa bërë dhikrin.
- Kalimi para personit që falet.
- Mosfalja e namazit gjatë sëmundjes etj.
Përgatiti: Erion Sula