•°Fikhu (të kuptuarit) i fesë°•

Muauije bin Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ues selam) duke thënë:
(مَنْ يُرِدِ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ )
“Atij që Allahu ia do të mirën, i mundëson fikhun (kuptimin) e fesë.”
[Buhariu dhe Muslimi].

Çfarë kuptojmë me “Kuptimi (fikhu) në fe”?
➖ Kuptimi (fikhu në fe) është: Njohja e kuptimeve që vijnë për urdhërat dhe ndalesat me qëllim që njeriu të jetë i vëmendshëm në çështjet e fesë së tij.

Shejhul Islam ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Atij që Zoti i do të mirën patjetër i mundëson kuptimin e fesë dhe anasjelltas, atij që nuk i jep kuptim në fe, nuk ia ka dëshiruar hajrin (të mirën).”
[Mexhmu el Fetaua vëll 28, fq 80].

Dhe ajo që është më e rëndësishme në këtë fikh të fesë është të vepruarit sipas tij. Sot me keqardhje gjejmë shumë që studiojnë studime fetare dhe i njohin dispozitat fetare, por çalojnë në zbatimin dhe praktiminin e tyre.

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, sërish thotë:
“Jo, kushdo që e kupton fenë ka për qëllim të mirën në këtë kuptim; sepse me kuptimin në fe, është e nevojshme të veprohet sipas tij.” [Safdije, vëll 2, fq 266)].

AdelinaKucana