Pyetje:A ka ndonjë argument fetar që këshillon burrat të jenë më të kuptueshëm me gratë gjatë periudhës së ciklit?
Përgjigje: Nuk di të ketë ndonjë argument të veçantë prej Kuranit apo Sunetit rreth kësaj çështjeje. Mirëpo, argumentet janë të përgjithshme të cilat e obligojnë burrin të sillet mirë me gruan e tij.
Dhe,kuptohet që kjo çështje është më e konfirmuar gjatë periudhës së ciklit menstrual, për shkak të gjendjes emocionale nëpër të cilën kalon gruaja gjatë kësaj kohe.
Hoxhë Lulzim Perçuku