Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nëse personi nuk mund të falet në këmbë, atëherë falet ulur, mirëpo kur arrin te veprimi i bërjes së sexhdes, e kryen atë duke rënë në sexhde. Ka dijetar që thotë, se në këtë rast, nëse personi nuk mund të falet në këmbë dhe falet ulur, atëherë kur arrin te veprimi i bërjes së rukusë, ngritët në këmbë dhe e kryen rukunë (e nëse nuk mundet, atëherë siç është ulur e vazhdon edhe rukunë ashtu). Kështu ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, i cili ka qenë i sëmurë një natë dhe është falur ulur në namaz të natës. Tregon transmetuesi se kur ka arritur te rukuja, është ngritur ta bëjë atë dhe pastaj ka vazhduar me bërjen e sexhdes. Andaj, dijetarët thonë se kur njeriut i lejohet t’i lerë disa prej shtyllave të namazit, atëherë duhet t’i veprojë të gjitha të tjerat të cilat ka mundësi t’i veprojë, p.sh.:


-ka mundësi ta kryejë rukunë në këmbë, atëherë e bën atë, edhe nëse falet ulur ngaqë nuk mund të falet në këmbë;

-nuk mund ta bëjë rukunë, porse sexhden mundet, atëherë e bën sexhden, e kështu me radhë.
Në bazë të këtij hadithi, nëse është e mundur nga personi ta bëjë rukunë në këmbë, atëherë duhet ta bëjë.
Kur personi ka problem me kurrizin e shpinës dhe falet ulur, atëherë ngritët (në këmbë) për bërjen e rukusë aq  sa mundet.

Hoxhë Lulzim Perçuku