Pyetje: A e pranon Allahu adhurimin dhe pendimin e njeriut të urryer (tek Ai), dhe si e sheh Allahu atë në dynja dhe ahiret?

Përgjigje: Allahu e pranon pendimin nga çdo njeri i cili pendohet për mëkatin e tij, nëse ky pendim është i sinqertë dhe plotësohen pesë kushtet e tij. Dhe ato janë:

1 ) Sinqeriteti ndaj Allahut të Lartësuar. D.m.th. me këtë pendim, të mos kihet qëllim tjetër përpos sinqeritetit ndaj Allahut, e jo për ndonjë të mirë të kësaj jete e pasuri.

2 ) Keqardhja për gjynahun e bërë. Sepse keqardhja është argument për pendimin e sinqertë.

3 ) Braktisja e mëkatit menjëherë. Në këtë hyn edhe kthimi i hakut atij që i ke bërë të padrejtë, nëse kjo ka të bëj ndaj njerëzve.

4 ) Vendimi që kurrë të mos kthehet në atë mëkat. 

5 ) Që pendimi të bëhet në kohën e vet. Dhe kjo është para se dielli të lindë nga perëndimi – në aspektin e përgjithshëm; ndërsa në aspektin e përveçëm para se t’i vjen vdekja njeriut. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:

وَلَيْسَتِ التَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ حَتَّى إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ إِنِّي تُبْتُ الآنَ 

“Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqija dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: ‘Unë tash u pendova!” (4:18)

Nëse këto kushte të pendimit plotësohen, atëherë Allahu i Lartësuar e pranon atë sado i madhë të jetë mëkati. Thotë Allahu i Lartësuar:

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut. Me të vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë!” (39:53)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com