Pyetje: A ekziston ndonjë argument për katër rekate sunnet para farzit të jacisë?
Përgjigje: Jo, nuk ekziston argument për faljen e katër rekateve sunnet para farzit të jacisë. Argumentet dëshmojnë se para farzit të jacisë ka vetëm dy rekate nafile dhe jo katër sunete.
Ka ardhur hadith i saktë që argumenton për 2 rekate nafile, thotë Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të:
“Mes dy ezaneve (ka për qëllim ezanin dhe ikametin) falen dy rekate nafile” dhe kjo nuk është vetëm për jacinë, por për çdo namaz.
Namazet sunete që janë përmendur në hadithet e sakta janë:
- 2 para farzit të sabahut
- 4 para farzit të drekës dhe 2 pas farzit të drekës
- 2 pas farzit të akshamit
- 2 pas farzit të jacisë
Këto që përmenda tani janë 12 rekate sunet që quhen synete rauatib. Ndërsa për sunetet rauatib, hadithet janë të shumta, ndër to hadithi: “Dhe kush i fal 12 rekate sunete, i ndërtohet një kështjellë në xhenet.”
Pra, për 4 rekate sunete para farzit të jacisë nuk ka asnjë argument. Argumenti është që janë 2 rekate sunete pas jacisë. Dhe para çdo namazi mes ezanit dhe ikametit mund të falen 2 rekate nafile, por jo sunete.
Pyetje: A mund t’i falësh katër rekate pa ndarë, pra jo dy nga dy? Nëse po, në çfarë mënyre? Bëhet fjalë për sunnetet.
Përgjigje: Ndërsa përsa i përket pyetjes se si falen sunetet, ato falen dy nga dy. Njësoj sikur je duke falur namazin e sabahut.
Adelina Kuçana