Pyetja:

A keni ndonjë këshillë për disa vëllezër që nuk e kanë bërë Haxhin, por duan të bëjnë Umren? Ata kanë në dispozicion vetëm 5-6 ditë pushim dhe dëshirojnë të qëndrojnë vetëm në Meke, pa vizituar Medinen, duke menduar se është më mirë të mbushin këto ditë me qëndrim në Meke për shkak të shpërblimeve 1:100,000 dhe vetë Umres. A mund të jepni një përgjigje sa më të shpejtë, pasi është në pyetje rezervimi? Agjencia ofron mundësinë edhe të vizitës në Medine, pra 4:2 (4 ditë në Meke dhe 2 në Medine) ose 3:3 (3 ditë në Meke dhe 3 në Medine)?

Përgjigja:

Falënderoj Allahun, ndërsa urimet dhe lutjet qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Nuk ka asgjë të keqe që ndokush të bëj umren edhe pse akoma nuk e ka bërë haxhin, qoftë edhe nëse umren e bën në muajt e haxhit, pasiqë kjo çështje ndërlidhet me njetin dhe me mundësitë e njeriut.
Andaj, ai që deshrion të shkojë në umre dhe e ka këtë mundësi, le ta shfrytëzojë aq sa mundet edhe pse nuk ka shkuar në haxh akoma, porse në momentin që i ipet mundësia për haxh, ai duhet të shpejtojë ta kryej atë, përndryshe llogaritet si gjynaçarë.

Po ashtu, lejohet pa asnjë diskutim mes dijetarëve që gjatë kryerjes së umres të qëndrohet vetëm në Mekë. Është mirë të vizitohet edhe xhamia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mirëpo nëse ndokush nuk ka kohë sa duhet dhe dëshiron që gjithë kohën ta kalojë në Mekë, i lejohet një gjë e tillë pa diskutim. Përveç umres, atij i lejohet të veprojë njëjtë edhe në haxh, pra të mos shkojë në Medinë hiq.
Allahu e din më së miri.

Hoxhë Xheladin Leka