Pyetje:

Cila është mënyra më e mirë e dhënies së zeqatit për të ardhurat mujore?!

Përgjigje:

Mënyra më e mirë e dhënies se zekatit për të ardhurat mujore është që kur rroga e parë ta plotësojë një vit, atëherë e jep zeqatin nga pasuria të cilën e ke grumbulluar (mbledhur) deri në atë çast.
Sa i përket asaj pasurie e cila e ka plotësuar vitin, duhesh të japish zeqatin në kohën e vet, ndërsa për atë (pasuri) që nuk e ke plotësuar vitin, ia jep zeqatin para kohe.
Ndërsa, dije se, dhënia e zeqatit para kohës së saj nuk prish asgjë, dmth është krejt në rregull ta japësh para kohe.
Mos harro se!
Dhënia e zeqatit në këtë mënyrë është më e lehtë për ty, sesa të caktosh sasinë e duhur e të ardhurave mujore për çdo muaj.
Mirëpo nëse e harxhon tërë rrogën për çdo muaj, atëherë obligueshmëria e dhënies së zeqatit nga ana juaj, në këtë rast largohet, pra bie dhe lirohesh nga ky obligim.
Sepse prej kushteve të detyrimit të dhënies së zeqatit është kalimi i një viti i atyre të ardhurave.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja: Suad B.Shabani