Pyetje: Nëse një njeri e falë namazin para se t’i hyjë koha duke mos e ditur çfarë duhet të bëjë ?

Namazi i cili falet para kohës, nuk vlen si namaz farz i kryer sepse Allahu thotë në Kuran: “Namazi për besimtarët është në kohë të caktuar” (Nisa 103). I Dërguari alejhiselam ka sqaruar kohët e namazit në hadithin të cilin e transmeton Muslimi. Bazuar në këtë, namazi që falet para kohës së tij njihet si namaz nafile dhe nuk njihet si namaz farz i kryer në kohën e tij. D.m.th. shpërblehet si namaz nafile dhe personi duhet ta përsëritë namazin kur të hyjë koha e tij.

Allahu e di më së miri.