Djegia e mus’hafit. Këtu kemi disa raste:

a. Nëse me këtë synon përçmimin e tij sigurisht që kjo është unanimisht harram. Madje disa e konsiderojnë këtë vepër kufri dhe braktisje të Islamit.

b. Nëse nuk ka për qëllim përçmimin dhe nuk e djeg atë për shkak të ndonjë dobie të caktuar por thjesht duke u kotur kjo është një vepër harram, unanimisht mes dijetarëve.

c. Nëse e djeg atë për shkak se është i papërdorshëm, sikurse janë ato kopje që janë grisur shumë, kjo është diçka e lejuar. Ky është medhhebi i një grupi dijetarësh. Sikurse veproi Uthman Ibn Afani, – Allahu qoftë i kënaqur prej tij!, duke e marë parasysh dobinë e djegies së atyre kopjeve të shpërndara të mus’hafit. Sikurse transmeton Imam Buhariu.

Nga Fehd ibn Jahja el Umari

Libri: ” Furnizim i lexuesit të Kuranit’