Pyejtje: Si ta llogaris veten?
Përgjigje:
Së pari njeriu e llogarit veten te çështja e farzeve, pra ose i plotëson farzet që i kanë ikur ose e përmirson dhe plotëson mënyrën e veprimit të tyre.
Së dyti e llogarit veten tek çështja e ndalesave dhe nëse heton se ka bërë diç prej harameve, shpejt pendohet dhe kërkon falje tek Allahu, si edhe vepron vepra të mira që ia shlyejnë veprat e këqija.
Së treti e llogarit veten te çështja e neglizhencës (gafletit) dhe nëse e sheh veten e tij se me të vërtetë është i mangët dhe është neglizhent ndaj mirësive që i ka, atëherë nxiton që të bëhet falënderues ndaj Allahut (subhanehu ue teala).
Së katërti e llogarit veten për gjërat që i ka folur dhe vepruar, ose që ia ka parë ose që i ka dëgjuar, si për shembull: Çka ke dashur që të arrish me këtë? Kujt ia ke bërë këtë? Pse ia ke bërë këtë?
Përktheu: Enis Arifi