Pyetje: “Një njeri dëshiron të bëjë Umren në Ramazan, por ai nuk mund ta ihramin sepse ai është i paralizuar apo i gjymtë. Ai i lejohet atij që në në vend të ihramit të vesh rroba të tjera, dhe a duhet të paguaj dëmshpërblim për këtë?”

Përgjigje: “Po, nëse një person nuk mund ta vesh ihramin ai në vend të kësaj vesh disa rroba të tjera të përshtatshme që janë të lejuara për tu veshur. Dijetarët thonë se ai ose duhet të therë një dele dhe ta shpërndajë atë në mesin e të varfërve apo të ushqyej gjashtë të varfër, çdo të varfëri duhet ti jep rreth një kilogram ushqim ose duhet të agjërojë tri ditë. Dijetarët kanë ardhur në këtë përfundim kur ata bënë analogji me personin i cili obligohet të rruaj flokët e tij që përmendet në ajet:

“E mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban.” [El-Bekare: 2:196]

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka treguar se agjërimi duhet të jetë tre ditë, bamirësia duhet të jetë të ushqyerit e gjashtë personave të varfër me rreth një kilogram ushqim, dhe se therja është që të theret një dele.”

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Mavsu’a ul-Ahkam uel-Fataua esh-Sharijjah, f. 682