Pyetje: “Cili është gjykimi lidhur me një person të ardhurat e të cilit janë haram dhe që e bëri haxhin me vajzën apo djalin e tij me këto para? A pranohet haxhi tij apo duhet ta përsëris atë?”
Përgjigje: “Nëse ai është i sigurt se paratë që ai i ka përdorur janë haram dhe ishte i vetëdijshëm se haxhi me para të vjedhura është i pavlefshëm dhe nuk harroi se nga i erdhën këto para kur ai bëri haxhin, haxhi i tij është i pavlefshëm. Ky është mendimi i njohur nga medhhebi i Imam Ahmedit. Por në qoftë se ndonjë gjë nga këto kushte nuk plotësohen, Haxhi i tij është i saktë.”
Pra, në qoftë se personi që e bëri Haxhin nuk ishte në dijeni rreth origjinës së parave, ose nuk e dinte se Haxhi me para haram është i pavlefshëm, Haxhi i tij është i saktë. Edhe pse ka disa dijetarë që besojnë se Haxhi i personit është i saktë edhe nëse kushtet e mësipërme janë përmbushur dhe Allahu e di më së miri.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Mexhu Fataua Vol. 21 f.95