A ka rituale të veçanta për të hyrë në Islam?
Kush bindet dhe vendos të pranojë Islamin nuk duhet të bëjë ndonjë ritual të veçantë, as ta bëjë pranimin e tij në ndonjë vend të caktuar dhe në prani të ndonjë personaliteti të caktuar. Gjithçka që duhet të bëjë, nëse dëshiron të bëhet musliman, është të shqiptojë dy dëshmitë e besimit, duke qenë i vetëdijshëm për kuptimin e tyre, i sigurt për vërtetësinë e tyre dhe i bindur ndaj kuptimit të tyre.
Dy dëshmitë e besimit:
- “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut”
- Kuptimi: Dëshmoj se askush tjetër nuk meriton të adhurohet, përveç Allahut, prandaj vetëm Atë adhuroj e askënd tjetër.
- “Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”
- Kuptimi: Muhamedi është i Dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin, prandaj u bindem urdhrave të tij, largohem nga ndalesat e tij dhe e adhuroj Zotin sipas normave dhe mënyrës që ai ka ligjëruar.
Hoxhë Kastriot Bardhi