Pyetje:

Nëse një person flet gjatë namazit për shkak të harresës apo paditurisë, a prishet namazi?

Përgjigje:

Nëse muslimani flet gjatë namazit për shkak të harresës apo paditurisë, namazi i tij nuk prishet, qoftë ai farz apo nafile (vullnetar), bazuar në Fjalën e Allahut -subhanehu-:
{رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِنْ نَسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا} [البقرة: ٢٨٦]
“Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë apo gabojmë.” [el-Bekareh: 286]

Është vërtetuar në një hadith sahih nga Profeti ﷺ se Allahu -subhanehu- ka thënë: “Nuk do t’ju ndëshkojë.”

Gjithashtu, transmetohet në Sahih Muslim nga Muauijeh ibnul Hakem es-Sulemij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ai, gjatë namazit, i tha “jerhamukAllah” njërit që u tështit, duke mos e ditur gjykimin fetar mbi këtë çështje. Ata që ishin pranë tij e qortuan me shenja, dhe kur e pyeti Profetin ﷺ rreth kësaj, ai nuk e urdhëroi që ta përsëriste namazin.

Personi që harron është i ngjashëm me atë që nuk e di dhe është më i parësor në këtë dispozitë. Për më tepër, Profeti ﷺ ka folur në namaz për shkak të harresës dhe nuk e ka përsëritur atë, por e ka vazhduar, siç ka ardhur në hadithe të sakta nga Ibn Mes’udi, Imrān ibnu Husejn dhe Ebu Hurejre -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre-.

Sa i përket bërjes me shenjë në namaz, kjo nuk përbën problem nëse e kërkon nevoja.

Shejh Bin Bazi –  Mexhmu’u el-Fetava (11/157)