Kurbani nuk bën nëse i ka këto të meta:
1-T’i ketë humbur shikimi plotësisht, duke e pasur syrin e tharë;
2-Të jetë dukshëm i sëmurë;
3-Të çalojë dukshëm, sa që nuk mund të ecë për të kullotur;
4-Të jetë i çmendur.
Këto janë të bazuara në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, i cili, kur u pyet se çfarë nuk bën për kurban, bëri shenjë me dorë dhe tha:
“Ajo që çalon dukshëm, ajo që e ka humbur shikimin, ajo që është dukshëm e sëmurë dhe ajo që ka humbur mendjen (e çmendura).”
(Muvatta Malik)
Këtyre katër mangësive u shtohen edhe disa të meta të tjera, që janë të ngjashme me to ose edhe më të rënda. Kurbani nuk pranohet nëse kafsha i ka këto të meta:
1-Është e verbër dhe nuk sheh me syrin e saj;
2-Është shumë e lodhur (plogështuar), derisa të kthjellohet;
3-Është e sëmurë gjatë lindjes, derisa t’i largohet rreziku;
4-Është e lënduar me ndonjë plagë që rrezikon jetën, si p.sh. rrëzimi nga lart apo goditje e rëndë;
5-Nuk është në gjendje të lëvizë për shkak të ndonjë të mete;
6-E ka të prerë njërën nga duart apo këmbët.
(Marr nga shejh Ibën Uthejmini)