Çfarë duhet të thotë ai që ther kafshën (kurbanin)?
Përgjigja:
Ai duhet të thotë: “Bismil-Lah, Allahu Ekber” (“Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi”).
Argumenti për domosdoshmërinë e shqiptimit të këtyre fjalëve është hadithi i Enesit radijAllahu anhu në dy koleksionet e sakta (Buhariu dhe Muslimi), ku thuhet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e përmendi emrin e Allahut dhe bëri tekbir (tha: “Allahu Ekber”) në momentin e therjes.
(Sherhul-Mumti‘ 7/453)
Çfarë thotë ai që ther kurbanin pas bismil-Lahit dhe tekbirit?
Përgjigja:
Ai thotë: اللَّهُمَّ هَذَا مِنْكَ وَلَكَ “O Allah, kjo është prej Teje dhe për Ty!” (Allahumme hedhe minke dhe leke).
اللَّهُمَّ تَقَبَّلْ مِنِّي، اللَّهُمَّ هَذَا عَنِّي وَعَنْ أَهْلِ بَيْتِي “O Allah, pranoje prej meje! O Allah, kjo është nga unë dhe nga familja ime!” (Allahumme hedhe minnii. Allahumme hedhe annii ue an ehli bejtii).
(Sherhul-Mumti‘ 7/453)
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: B. Gj.