Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut, dhe paqja e bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij. E më pas:
Rruajtja e flokëve të foshnjës, qofshin djalë apo vajzë, është prej sunetit, dhe nuk është obligim (farz). Ajo gjithashtu përmban dobi të përmendur nga mjekët, e që është se rruajtja forcon lëkurën e kokës.
Argumenti për sunetin është hadithi i transmetuar nga Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe ai është i saktë nga Semura (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë është peng i akikës së tij: theret për të në ditën e shtatë, i rruhet koka dhe i vihet emri.”
Gjithashtu është sunet të jepet sadaka sa pesha e flokëve në argjend, bazuar në hadithin që e transmeton Tirmidhiu nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ﷺ bëri akikë për Hasanin me një dele dhe tha: “O Fatime, rruaje kokën e tij dhe jep sadaka sa pesha e flokëve të tij në argjend.” Kjo sadaka u jepet të varfërve.
Sa i përket mënyrës së dhënies së sadakasë sot: pesha e flokëve vlerësohet në argjend dhe jepet vlera e tyre si sadaka.
Nëse kalon koha e akikës, që është dita e shtatë, atëherë mund të bëhet therrja në ditën e katërmbëdhjetë; nëse kalon edhe kjo, atëherë në ditën e njëzet e një. E nëse kalojnë edhe kjo, nuk është kusht të jetë në javë të caktuara njësoj është edhe për rruajtjen, sipas analogjisë me therrjen.
Allahu e di më së miri.
islamweb.net / https://t.me/hoxheebubekrruli




