A është shenja në ballë ajo që përmendet në ajetin: “Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes”?
Allahu i Lartësuar thotë:
“Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes…” (el-Feth, 29)
A nënkuptohet me këtë shenja fizike që shfaqet në ballë nga sexhdet?
“Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes“, nënkupton shenjën shpirtërore të shumësisë së namazit, e cila shfaqet në fytyrë si ndriçim dhe dritë.
Namazi, ashtu siç e ka përshkruar Profeti ﷺ, është: “Namazi është nur (dritë)”, dhe kjo dritë ndriçon zemrën. E kur ndriçohet zemra, pasqyra e saj është fytyra ajo po ashtu ndriçohet. Për këtë arsye, njeriu me fytyrën më të ndritshme ishte vetë Profeti Muhamed ﷺ. Madje, kur ai gëzohej, fytyra e tij ndriçonte aq shumë, sa dukej sikur ishte një copë hëne paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Kjo është një gjë e dukshme dhe e njohur: Kur zemra është e ndriçuar, fytyra është e qeshur dhe e qetë. Kur zemra është e mërzitur apo në trazim, kjo reflektohet në fytyrë ajo vrenjtet.
Prandaj, fjala “shenjat e sexhdes” në ajet, i referohet nurit dhe dritës shpirtërore, e cila buron nga zemra dhe reflektohet në fytyrë si pasojë e përkushtimit në namaz.
Po shenja që del në ballë nga sexhdet?
Kjo nuk është ajo që synon ajeti. Sepse ndonjë njeri mund të ketë lëkurë të hollë dhe i mbetet shenjë në ballë vetëm pas pak sexhdesh. Ndërsa dikush tjetër, me lëkurë më të trashë, mund të bëjë sexhde gjatë gjithë jetës dhe nuk i del ndonjë shenjë fizike.
Prandaj, shenja e vërtetë është ajo në dritën e fytyrës dhe jo në shenjën e ballit.
Shejh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë [Fetvatë e Haremit Mekkë, viti 1407 H, fq. 5b]
https://t.me/hoxheebubekrruli




