Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka ndaluar qartë çdo lloj bisede apo shqetësimi gjatë hutbes së xhumasë. Kjo është një kohë e begatë që kërkon përqendrim, koncentrim, dhe qetësi maksimale. Hadithi i Pejgamberit ﷺ: Nëse i thua shokut tënd ‘Dëgjo!’ ditën e xhumasë, ndërkohë që imami po mban hutben, ke humbur shpërblimin e xhumasë. (Muslimi)

Dijetarët kanë theksuar se gjatë hutbes nuk lejohet:

Të flasësh me dikë, edhe për ta udhëzuar;

Të përshëndetësh apo të përgjigjesh në selam;

T’i kthesh dikujt teshtimën me “jerhamukAllah”;

Të bësh me shenjë ose të lëvizësh në mënyrë që të shkaktosh huti dhe defokusim vëmendjen e besimtarëve;

Të përdorësh celularin apo të merresh me diçka tjetër.

Detyra e çdo besimtari është të dëgjojë hutben me vëmendje, me trup e zemër të përulur, duke e parë atë si pjesë të adhurimit dhe respektit ndaj fjalës së Allahut dhe mësimeve të të Dërguarit të Tij ﷺ.

Xhumaja është ditë madhështore, mos e humb shpërblimin me fjalë të kota.

 

Nga:albislam
Mr. Nusret Ramadani