RREZIKU PREJ LËNIES SË SAJ

Ibën Omeri dhe Ebu Hurejra (radijAllahu anhum) kanë dëgjuar nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem), duke thënë nga mimberi i tij:

“Ose do të ndalen njerëzit nga mosparaqitja e tyre në xhemat, ose Allahu do t’ua vulosë zemrat e tyre, ose do të bëhen prej gafilave (neglizhentëve, të pakujdesshëm).”
(Muslimi)

Na përcillet nga Abdullah ibën Mesudi, që thotë se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem), një grupi njerëzish që nuk paraqiteshin në xhuma, iu pat thënë:

“Vendosa të urdhëroj një njeri të t’ua falë njerëzve, e unë t’ua djeg shtëpitë atyre njerëzve që nuk paraqiten në xhuma.” (Muslimi)

Ebul Xhaat Dameriu thotë se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kush i le tre xhuma pa arsye, Allahu do t’ua vulosë zemrat atyre.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu)

Usame b. Zejdi thotë se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kush i le tre xhuma pa arsye, shkruhet te munafikët.”
(Tabaraniu)

 “Përmbledhje e Fikhut” Nga Abdul-Adhim Bedevi/