Përgjigjja: Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ

“Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet Atij ortak (shirkun).” [En-Nisa’, 116]

Këtu përfshihet shirku i madh dhe shirku i vogël. Por, disa dijetarë janë të mendimit se ai falet.

Dhe Allahu e di më së miri, por unë mendoj se nuk falet, porse vepruesi i tij nuk dënohet përgjithmonë në zjarr, siç dënohet ai që bën shirk të madh. Përkundrazi, dënohet dhe pastaj nxirret prej zjarrit. Po!

Nga Shejh Feuzani
Përktheu: Shpend Rrustemi

Çfarë është Shirku i Vogël? Shejkh Hafidh ibn Ahmed El-Hakemij – Allahu e mëshiroftë
Përgjigje: Shirku i Vogël është Rijaja (syefaqësia) e cila futet në veprat e adhurimit të cilat duhet të jenë vetëm për Allahun e Lartësuar, thotë i Lartësuari:

فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا ‎﴿١١٠﴾‏

“Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e tij, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” [El-Kehf, 110]

Ndërsa,  Profeti – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:

أخوف ما أخاف عليكم الشرك الأصغر

“Ajo që më së shumti frikësohem për ju, është shirku i vogël.”

Ai u pyet për të (d.m.th u pyet se cili është shirku i vogël) dhe ai tha:

الرياء

“Është syefaqësia.”

Pastaj, ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, e shpjegoi atë në një hadith tjetër, duke thënë:

يقوم الرجل فيصلي فيزين صلاتَه ؛ لما يرى من نظرِ رجلٍ

“Ngrihet njeriu për t’u falur dhe e zbukuron namazin e tij, për shkak se ai vuri re se një burrë po e shikonte atë.”

▪️Gjithashtu, (shirk i vogël) është betimi në dikë tjetër përveç Allahut, siç janë: baballarët, Qaben (Kaben), idhujt, besën (pasha besën, për besë po, për këtë besë), etj.

Ka thënë i Dërguari i Allahut – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

لا تحلِفوا بآبائِكم ولا بأمَّهاتِكم ولا بالأندادِ

“Mos u betoni në baballarët, nënat apo idhujt.”

Dhe ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, gjithashtu ka thënë:

لا تقولوا و الكعبة و لكن قولوا و رب الكعبة

“Mos thoni “Pasha Kaben!”, por thoni “Pasha Zotin e Kabes!”

Dhe ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:

لا تحلفوا الا بالله

“Mos u betoni në askënd përveç Allahut.”

Dhe ai – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:

من حلف بالأمانة فليس منا

“Kush betohet në besë, nuk është prej nesh.”

Dhe ai  Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë:

من حلفَ بغيرِ اللهِ فقد كفرَ

“Kush betohet në emër të dikujt tjetër përveç Allahut, veçse ka bërë kufër (të vogël)”

Ndërsa në një transmetim tjetër:

أو أشركَ

“….ka bërë shirk (të vogël).”

▪️ Gjithashtu, është e ndaluar të thuhet: “Çfarë do Allahu dhe ti!”

Pasi që, Profeti – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – e dëgjoi dikë duke i thënë kështu, ai i tha:

أجعلتني للهِ عدلًا بل ما شاء اللهُ وحدَهُ

“A më bëre mua të barabartë me Allahun?! Thuaj: “Çfarë të dojë vetëm Allahu.”

▪️Gjithashtu ndalohet të thuhen dhe shprehjet e mëposhtme: “Sikur të mos ishte Allahu dhe ti, nuk kam askënd përveç Allahut dhe teje, e filloj me emrin e Allahut dhe emrin tënd, etj.

Profeti – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ka thënë::

لا تقولوا ما شاء اللهُ وشاء فلانٌ، ولكن قولوا ما شاء اللهُ ثم شاء فلانٌ

“
Mos thoni çfarë deshi Allahu dhe filani, por thoni çfarë deshi Allahu, pastaj filani.”

Dijetarët kanë thënë, lejohet të thuhet: “Sikur të mos kishte qenë Allahu pastaj filani”.
Por, “Sikur të mos kishte qenë Allahu dhe filani”, kjo nuk lejohet të thuhet.

Burimi:

200 Su'al ue Xheuab fil Akideh, fq: 37‐39