Pyetja: një e njohur e familjes, edhe në të 60-tat, është shumë sëmurë. Mjekët u kanë thënë fëmijëve që nuk ka më asgjë prej saj dhe a pranon familja t’i heqin aparaturat, dmth. ta lejojnë vdekjen, e t’i largojnë aparaturat pasi që s’ka asgjë prej saj. Dëshiroj të di: a lejohet kjo?
Pasi prej saj nuk pritet gjë më!

Përgjigja:
Vlerësimi i mjekëve të besueshëm fetarisht merret parasysh në shumë dispozita sheriatike, madje shumë vendime sheriatike (fetva) ndërtohen mbi vlerësime të tilla.

Këto vlerësime nuk merren parasysh në dy raste:

  1. Nëse nuk gëzojnë besueshmëri fetarisht, apo e humbin atë, dhe
  2. Nëse i tejkalojnë kompetencat njerëzore, gjegjësisht japin vlerësime për gjëra që janë kompetencë vetëm e Allahut të Lartësuar.

Si rrjedhojë, në rastin konkret, se mjekët kanë vlerësuar se pacienti në fjalë nuk pritet me iu kthyer jetës, thënë ndryshe vdekja e shpejtë është e pashmangshme, kjo është kompetencë e Allahut. Andaj ju si familjarë nuk lejohet të nënshkruani për heqjen e aparaturave nga pacienti në fjalë.

Pos nëse ia heqin vet ata pa ju pyetur juve, ose mbajtja e këtyre aparaturave ka kosto të lartë financiare që është e papërballueshme për ju, atëherë për heqjen e aparaturave nga pacienti ju nuk keni kurrfarë gjynahu.


/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/