Shejh Abdurrezak El-Bedr
(Allahu e ruajttë dhe ia shtoftë udhëzimin!) thotë:
“Sado të bësh përpjekje për t’u larguar nga mëkatet, patjetër se do të bësh prapë mëkat.
Prej teje kërkohet që të largohesh nga mëkatet, mirëpo pavarësisht sa shumë bën përpjekje dhe mundohesh,
patjetër se do të gabosh.
Atëherë çfarë duhet të bësh?
Duhet të kërkosh falje vazhdimisht, të pendohesh dhe të kthehesh tek Allahu i Madhëruar.
Përderisa vazhdon në këtë gjendje, ti je në mirësi të madhe.
Pra, përderisa je në këtë gjendje — duke kërkuar falje për mëkatin, duke u penduar tek Allahu dhe duke mos iu ndarë kërkimfaljes, ti je në një mirësi të madhe.




